Turqia vazhdon operacionet kundër terroristëve në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke (TSK) në operacionet ajrore të kryera ndaj rajoneve Gara dhe Zap në veri të Irakut kanë neutralizuar pesë pjesëtarë të organizatës terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

TSK në një postim nga rrjeti social Twttier njofton në lidhje me operacionet ajrore të kryera në veri të Irakut. Sipas njoftimit, në operacionet ajrore të kryera në rajonet Gara dhe Zap në veri të Irakut janë neutralizuar strehimoret dhe depot e municioneve që përdoreshin nga pjesëtarët e organizatës terroriste seperatiste.

Në operacione janë neutralizuar pesë terroristë të armatosur, të cilët ishin në përgatitje të sulmit ndaj bazave ushtarake turke.