Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha se veprimet e Greqisë lidhur me statusin e disa ishujve shkelin traktatet ekzistuese dhe minojnë marrëdhëniet dypalëshe fqinjësore, transmeton Anadolu.
Ministria në një deklaratë tha se nismat e Greqisë në lidhje me statusin e ishujve bien në kundërshtim me marrëveshjet që janë përfunduar në mënyrë të rregullt sipas të drejtës ndërkombëtare.
“Veprimet e Greqisë që shkelin statusin e ishujve sipas traktateve ekzistuese janë të paligjshme dhe dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe fqinjësore”, thuhet në deklaratë, duke shtuar: “Turqia kundërshton lëvizjet e Greqisë që nuk i shërbejnë qëllimit të duhur dhe shfrytëzimin e krizave rajonale dhe ka marrë masat e nevojshme”.






