Twitter bllokon llogarinë e rivalit Mastodon

Nëse vizitoni profilin e @joinmastodon do të shikoni një mesazh se llogaria e tyre është bllokuar.

Rrjeti social Twitter bllokoi llogarinë e Mastodon, një prej destinacioneve popullore të përdoruesve të cilët janë vënë në kërkim të një alternative të Twitter.

Nëse vizitoni profilin e @joinmastodon do të shikoni një mesazh se llogaria e tyre është bllokuar.

Ende janë të paqarta rrethana e këtij vendimi të Twitter, por mund të mos ketë ardhur vetëm nga fakti se është një platformë rivale. Përkundrazi mund të ketë ardhur për shkak se Mastodon kishte postuar për llogarinë @ElonJet.

Bllokimi i Mastodon ndodhi ditën e Enjte. Uebsajti The Wayback Machine ka një arkivë të profilit ku shfaqet një cicërimë e llogarisë @ElonJet tek profili i Mastodon.

Ditën e Mërkure Twitter mbylli llogaritë @ElonJet dhe të krijuesit duke prezantuar një politikë të re kundër ndarjes së informacionit të vendndodhjes në kohë reale.

Këtu përfshihen ndarja URL-ve nga palëve të treta dhe Twitter dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja e bllokimit të Mastodon. As Twitter as Mastodon nuk kanë komentuar ngjarjen. /PCWorld Albanian