Twitter po punon për të sjellë enkriptimin fundor në mesazhet direkte

Kodi i aplikacionit Twitter në Android sugjeron se E2EE është duke ardhur për mesazhet direkte.

Gjërat nuk po shkojnë siç duhet për Twitter nën drejtimin kaotik të Elon Musk, por pavarësisht se inxhinierët janë njoftuar që të mos implementojnë funksionalitete dhe produkte kritike në një periudhë afatshkurtër, kompania po punon në disa përditësime të vogla.

Një prej tyre është përpjekja për të shpëtuar shërbimin katastrofik të Twitter Blue. Një tjetër që duket se është në zhvillim është enkriptimi fundor E2EE për mesazhet direkte.

Kodi i aplikacionit Twitter në Android sugjeron se E2EE është duke ardhur për mesazhet direkte. Musk i hodhi benzinë zjarrit duke replikuar në cicërimën e Wong me një emoji, një indikator i fuqishëm se enkriptimi fundor është në të vërtetë në zhvillim.

Shpejt pasi Musk bëri një ofertë formale për blerë Twitter, ai shkroi se mesazhet e Twitter duhet të kenë enkriptim fundor si Signal që askush të mos përgjojë apo hakojë mesazhet tuaja.

Nuk është hera e parë që Twitter provon të implementojë enkriptimin fundor kompania thuhet se e ka testuar në 2018-ën por që ai version nuk u aplikua asnjëherë. /PCWorld Albanian