Akti i konsumuar në pragun e xhamisë që po ngjall reagime
Një mbrëmje nxehtë proteste ka qenë dhe kjo e të shtunës, ku dhuna policore ka qenë po ashtu evidente ndaj turmave nën revoltë të ashpër anti-Rama.
Dhe ndër episodet e pazakonta ka qenë ai i një ndjekjeje policore ndaj protestuesve deri në derën e Xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës.
Kësisoj, në shkallët e xhamisë është konsumuar një akt dhune policore, duke bërë që të ketë reagime të shumta, mu për shkak të peshës dhe simbolikës që bart ky objekt adhurimi islam. /tesheshi.com/







