Udhëzime: Si mund ta vendosni kodin “+383” në Viber

Viberi tashmë ka njohur kodin e ri të Kosovës, “+383”.

Përkundër se zyrtarisht nuk ka arritur të implementohet kodi i ri telefonik +383 për Kosovën, Viber ka shkuar një hap përpara.

Aplikacioni mobil për thirrje dhe mesazhe falas, në përditësimin më të fundit (pra, duhet ta bëni “update” për ta parë) ka mundësuar edhe përdorimin e kodit +383.

Mjafton ta përdorni +383 në vend të +377 apo +386 dhe mund të komunikoni me numrin e caktuar.

Por si duhet të vendoset ky kod në Viber?

Mesazhi.com ua sjell udhëzimet detaje në vazhdim: