UEFA dënon dy klube evropiane për shkak të tifozëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dënuar ashpër dy klube, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Sp. Braga (Portugali) dhe FC Kolnin (Gjermani).

Braga është dënuar për shkak të sjelljeve racistë të tifozëve në ndeshjen kundër Ludogorets, e cila përfundoi me fitore të bullgarëve 2 me 0.

Klubi nga Portugalia ndeshjen e radhës kundër Ludogorets do ta zhvillojë pa tifozë.

Në anën tjetër një dënim ka shkuar edhe për klubin nga Gjermania, Koln – për shkak të tifozëve të cilët bën probleme në “Emirates” në stadiumin e Arsenalit javë më parë.

Kolni u gjobit me 60 mijë euro dhe nuk do t’ketë të drejtë të shet bileta për ndeshjen e ardhshme në garat europiane.