UEFA nis zyrtarisht hetimet ndaj Barcelonës, për rastin Negreira

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Barcelonës në rastin e njohur si Negreira. UEFA konsideron se ka argumente të mjaftueshme për një shkelje të mundshme të rregulloreve të saj dhe për këtë ka nisur hetimet.

Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët janë caktuar për të kryer një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin ‘Rasti Negreira’.

Për këtë rast UEFA ka thënë se do të bashkëpunojë edhe me Federatën Spanjolle.

“Çështja nuk do të zgjasë shumë, veçanërisht për shkak të rëndësisë së saj sociale , por duhet të respektohen afatet rregullatore, të cilat mund të zgjasin nga katër deri në pesë javë” thuhet në një njoftim të UEFA-s.

Në njoftimin e UEFA-s thuhet se në rast të evidentimit të shkeljeve nuk përjashtohet edhe përjashtimi nga garat evropiane.