UEFA ka publikuar formacionin e xhiros së parë nga Liga e Kampionëve.
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë pas ndeshjeve në xhirot e para në Ligën e Kampionëve.
Në skuadrën e zgjedhur dominon Juventus me katër futbollistë.
Portieri, Wojciech Szczesny i cili priti një penallti ndaj Valencias së bashku me Leonardo Bonuccin, Joao Cancelo dhe Miralem Pjanic përbëjnë katërshen e “Bianconerëve”, përcjell “lajmi.net”.
Sulmi udhëhiqet nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi pas het-trikut ndaj PSV Eindhoven.