UEFA: Tensionet Rusi-Ukrainë nuk anulojnë ndeshjen në Evropa Ligë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) bëri të ditur se ndeshja e Evropa Ligës mes Vorskla dhe Arsenalit do të luhet ashtu siç është parashikuar të enjten, më 29 nëntor, pa marrë parasysh tensionet e reja mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Konfirmojmë se ndeshja do të luhet siç është planifikuar. Siç është rasti në të gjitha ndeshjet në kuadër të UEFA-s, do të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndeshja e xhiros së pestë të grupit “E” UEFA Evropa Liga mes Vorlska dhe Arsenalit të Londrës do të luhet të enjten nga ora 18:55 në qytetin ukrainas Poltava.