Uji dhe shqetësimet e luftës prekin edhe bujqësinë irakiane

Me sfidë të mëdha po përballen edhe bujqit irakianë.

Në kohën kur çmimet në mbarë botën për grurin janë rritur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, fermerët irakianë thonë se po paguajnë çmimin e një vendimi të qeverisë për të shkurtuar ujitjen për zonat bujqësore me 50% për shkak të mungesës së madhe të ujit, që vjen nga temperaturat e larta, thatësira, ndryshimet klimatike dhe nxjerrja e marrja e ujit nga vendet fqinje nga lumenjtë Tigër dhe Eufrat.

Krejt këta faktorë kanë vështirësuar jashtëzakonisht shumë kultivimin e grurit. Kjo do të thotë, gjithashtu, se Qeveria e Irakut nuk është në gjendje të trajtojë çështje të tjera të lëna anash prej kohësh.

Shkretëtirëzimi konsiderohet faktor që po shkakton valë të pamëshirshme të stuhive të rërës këtë vit. Iraku mbështetet në lumenjtë Tigër dhe Eufrat për pothuajse të gjitha nevojat e tij për ujë. Të dy rrjedhin në Irak nga Turqia dhe Irani. Të dyja vendet kanë ndërtuar diga që ose kanë bllokuar, ose kanë devijuar ujin duke krijuar mungesa të mëdha në Irak. /koha