Ukraina në luftë, ministri Kuleba ia hedh fajin Francës e Gjermanisë: S’na lejuan të anëtarësohemi në NATO

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Gjermania dhe Franca kanë bërë një gabim strategjik, duke mos lejuar Ukrainën që të mos anëtarësohej në NATO në vitin 2008.

“Nëse ne do të ishim vend anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte,” tha Kuleba në një intervistë për mediat e huaja.

Ai tha se vendi është në luftë si pasojë e refuzimit nga Gjermania deh Franca që Ukraina të ishte në NATO.

“Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, është Ukraina,” shtoi ai. /oranews