Ukraina rrëzon një avion luftarak rus SU-25

Avioni luftarak u rrëzua nga pilotët ushtarakë ukrainas në afërsi të qytetit Kalynivka në rajonin Vinnytsia

Ukraina rrëzoi një avion luftarak rus SU-25 pranë qytetit Kalynivka në rajonin Vinnytsia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Administratës Shtetërore Rajonale në Vinnytsia, Serhiy Borzov, përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se avioni luftarak u rrëzua nga pilotët ushtarakë ukrainas në afërsi të qytetit Kalynivka.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë hyri në ditën e tretë të shtunën, me raportet e fundit që tregojnë se trupat ruse po shkonin drejt kryeqytetit, Kiev, nga disa drejtime.

Ai pretendoi se Moska nuk kishte plan për të pushtuar vendin fqinj, por donte të “çmilitarizonte” dhe “denazifikonte” Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po përpiqet të instalojë një qeveri-kukull dhe tha se ukrainasit do të mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit rus.

Tensionet filluan të përshkallëzohen në fund të vitit të kaluar kur Ukraina, SHBA dhe aleatët e saj akuzuan Rusinë për grumbullimin e rreth 150.000 trupave në kufirin me Ukrainën. /aa