Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 14.400 ushtarë

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse ka humbur 14.400 ushtarë, 95 avionë, 115 helikopterë dhe 466 tanke

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse ka humbur 14.400 ushtarë, 95 avionë, 115 helikopterë dhe 466 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm ka ndarë të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt – 19 mars.

Sipas kësaj, nga ushtria ruse që sulmon Ukrainën janë vrarë 14.400 ushtarë, si dhe janë rrëzuar 95 avionë, 115 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 466 tanke, 1.470 mjete të blinduara, 213 topa, 72 sisteme raketahedhëse dhe 44 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin rusëve.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur edhe 914 automjete, 3 skafe të lehta shpejtësie, 60 mjete të karburantit dhe 17 mjete ajrore pa pilot (dronë). /aa