Ukrainës i duhen një milion predha municioni, thotë ministri i mbrojtjes

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha të mërkurën se shtetit të tij i nevojiten një milion predha të municionit “sa më shpejtë që është e mundur” për të penguar forcat ruse dhe të lëshojnë kundërofenzivë, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

Duke folur para reporterëve para takimit të ministrave të Bashkimit Evropian në Stockholm, Reznikov tha Ukraina kërkon municion me vlerë rreth katër miliardë eurove.

Ai tha se mbështet planin e porpozuar nga Estonia për vendet e BE-së që bashkarisht t’i sigurojnë ato predha të municionit. Ukrainës i duhet njga 90 mijë deri 100 mijë predha artilerike çdo muaj, tha ai.

Ministri i mbrojtjes po ashtu tha se sistemet e mbrojtjes ajrore, tanket dhe municione janë ndër prioritetet që do të diskutojë me homologët evropianë.

Reznikov tha se koha është faktor vendimtar që mund të ruajë jeta, prandaj “ ne duhet të ecim para sa më shpejtë që është e mundur”.