Ulliri është padyshim një nga dhuratat më të çmuara të natyrës dhe Shqipëria është me fat për cilësinë e ullinjve. Në të gjitha format dhe nënproduktet e tij, ulliri është pjesë e tryezave tona çdo ditë të vitit. Nëse dëshironi një recetë të re që shumëfishon shijen e ullirit, atëherë ju sugjerojmë salcën unike të ullirit. Përbërësi kryesor i kësaj salce është padyshim ulliri dhe AgroWeb ju sjell recetën e duhur për salcën më të shijshme me bazë ulliri. Salcë ulliri me hudhër Kjo përzierje e vajit, uthullës, ullinjve dhe hudhrës është e fortë dhe aromatike. Përdoret kryesisht për brusketa, perime ose si meze për t’u shoqëruar me raki ose verë. Përbërësit: 3 filxhanë çaji të mbushur me ullinj të zinj ose jeshil pa bërthamë 3 lugë çaji me vaj ekstra të virgjër ulliri 3 lugë çaji me uthull rrushi ose molle 1-2 thelbinj hudhër të grirë Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm në një mikser për disa minuta derisa të shkrihen në një salcë të njëtrajtshme. Shërbejeni duke e shoqëruar me bukë të thekur, perime, peshk, raki dhe verë. Ullinjtë Tradicionalisht, salca e ullirit përgatitet nga ullinjtë e zinj, por nëse preferoni një aromë pak më të butë se ajo e ullinjve të zinj, atëherë zgjidhni ullinjtë tuaj të preferuar. Hiqni bërthamat dhe hidhni në mikser bashkë me përbërësit e tjerë. Erëzat dhe hudhra Disa ekspertë kuzhine shtojnë majdanozin në recetën e mësipërme, ndërkohë që të tjerë preferojnë rigonin. Hudhra nga ana tjetër është e rekomandueshme, por nuk duhet ta teproni. Kjo pasi hudhra ka tendencën të dominojë në shije dhe t’ia kalojë aromës së ullirit. Përbërës të tjerë Lëkura e limonit është një tjetër element çudibërës në këtë salcë, duke i dhënë një shije agrumesh tepër të freskët, salcës së errët të ullirit që ngjan tepër e sofistikuar. Metoda e përdorur: Salca e ullirit mund të përgatitet me mënyrën natyrale të shtypjes së përbërësve, por mund të zgjidhni edhe një mikser të mirë. Salca e njëjtrajtshme që do të përftoni shkon shumë mirë me panine, sallata ose me domate të kuqe.

Barrierat koralore janë më të shtrira nga sa mendohej në rruzullin tokësor. Nga imazhet satelitore të Allen Coral Atlas rezulton se në ujërat e cekëta 20-30 m ato mbulojnë një sipërfaqe prej 348 mijë km2. Gjithashtu 80 mijë km2 kanë bazen e tyre shkëmbore ku korali ka tendencën te rritet, ndryshe nga tabanet e buta ranore apo me bimë ujore.

Studimi është falë punës së një grupi ndërkombëtar ekspertësh nën drejtimin e Universitetit të Queensland në Australi. Për të krijuar hartën globale të koraleve me rezolucion të lartë, janë përdorur pamjet edhe të satelitëve Sentinel2 dhe Planet Dove CubeSat.

Kjo është e para e këtij lloji, ku me hollësi janë shpërndarja e tyre, përbërja e të gjitha barrierave koralore në botë dhe terminologjia e tyre.