Umtiti dhe Braithwaite do të largohen nga Barça – e konfirmon Laporta

Samuel Umtit dhe Martin Braithwaite do të largohen nga Barcelona.

Ardhjet e reja në ‘Camp Nou’, do të thotë se disa të tjerë mund të largohen.

Këtë merkato Barcelona është përforcuar në mbrojtje dhe në sulm, andaj dy lojtarë në atë repart në të cilën Xavi Hernandez nuk llogarit do largohen, transmeton lajmi.net,

Sipas konfirmimin të Joan Laporta, bëhet fjalë për Umtitin dhe Braithwaite.

“Të dy e kanë kuptuar se është koha të kalojnë në ndonjë ekip tjetër”, tha presidenti katalanas.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tyre.