Unaza e rrallë nuk gjen blerës

Një unazë e rrallë diamanti dhe rubini prej mbi 80 karat nga Chopard që Sotheby’s vlerësoi se mund të kushtonte 8 milionë Dollarë, nuk gjeti blerës në ankandin e Gjenevës.

Sotheby’s vlerësoi unazën midis 7.5 dhe 9.6 milionë Dollarë.

Është një gur pa defekte, i prerë në mënyrë të shkëlqyer dhe simetrik. Ai është i llojit “Ila”, që do të thotë se është një diamant kimikisht i pastër. Vetëm 2% e diamanteve në botë i përkasin këtij lloji dhe vlera e tyre shkon mbi 8 milionë Dollarë.

Sotheby’s ka prezantuar, gjithashtu një byzylyk shumëngjyrësh Oscar Heyman & Brothers “Birds in Flight” nga viti 1927, i dekoruar me zogj tropikalë dhe degëza lulesh, i shitur për 1.4 milionë Dollarë, dyfishi i çmimit të vlerësuar.