Ballina Lajmet Rajon dhe Botë UNDP, Norvegjia dhe Italia nënshkruan marrëveshje $10.7 miliardë për rritjen e furnizimit...

UNDP, Norvegjia dhe Italia nënshkruan marrëveshje $10.7 miliardë për rritjen e furnizimit me energji elektrike në Siri

UNDP, Italy and Norway sign deal to rehabilitate Syria’s Deir Ali power plant-SANA

Programi i Zhvillimi i OKB-së (UNDP) dhe qeveritë e Norvegjisë dhe Italisë kanë nënshkruar një marrëveshje prej 10.7 miliardë dollarësh për të rehabilituar termocentralin Deir Ali në zonën rurale të Damaskut, me synimin për rritjen e furnizimit me energji elektrike në Sirinë jugore, transmeton Anadolu.

UNDP-ja njoftoi se projekti do të rehabilitojë Zgjerimin II të termocentralit Deir Ali përmes mirëmbajtjes urgjente, prokurimit dhe instalimit të pjesëve kryesore rezervë, si dhe trajnimit të personelit teknik për të siguruar funksionimin dhe mirëmbajtjen e duhur.

Pritet që projekti të rivendosë rreth 120 megavat kapacitet, nga cili do të përfitojnë më shumë se 2 milionë njerëz në zonën rurale të Damaskut, përkatësisht Daraa, Quneitra dhe Suwayda, ku furnizimi me energji elektrike mbetet kritikisht i kufizuar.

Termocentrali Deir Ali, i vendosur rreth 30 kilometra në juf të Damaskut, është një nga impiantet më të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike në Siri, me një kapacitet total të instaluar prej 1.450 megavat kur të jetë plotësisht funksional, duke furnizuar me energji zona të mëdha të vendit përmes rrjetit kombëtar.