Universiteti Britanik ofron një diplomë për video-lojtarët profesionistë

Kurrikula është e zhvilluar në bashkëpunim me profesionistë në sportet elektronike.

Universiteti i Suffolk në Britaninë e Madhe se do të lançonte një diplomë universitare për profesionistët në video lojëra.

Kursi i nivelit të parë universitar, i cili do të eksplorojë tema nga dizajni i lojërave tek live streaming, do të pranojë studentët e parë në 2025.

Kurrikula është e zhvilluar në bashkëpunim me profesionistë në sportet elektronike.

Profesori Stuart Harmer tha se kursi do tu ofronte studentëve një rrugë shumë të nevojshme në industrinë në fjalë.

Kompeticionet e video lojërave kanë parë një rritje të madhe të numrit të lojtarëve për shkak të zhvillimeve më të fundit në platformat streaming.

Kursi do të trajtojë dizajnin e lojërave, menaxhimin e eventeve të esporteve, live streaming, marketing dhe analizë të lojës.

Universiteti do të investojë në një laborator esportesh të teknologjisë së fundit i cili do të ketë kompjutera gaming me specifika të larta në mënyrë që institucioni gjithashtu të hostojë evente dhe turne gaming.