Është transmetuar saktësisht nga Ebu Hurejra r.a se ka thënë: “Kam parë veten duke u rrëzuar ndërmjet minberit të të Dërguarit a.s dhe dhomës së Aishes… dhe njerëzit thoshin: “Është çmendur!”, por unë nuk isha i çmendur – nuk kisha asgjë tjetër përveç URISË!”
O ju Ummeti i Muhamedit…Uria të heq mendjen! Uria dobëson fuqitë!
Populli i Gazës, fëmijët e saj, jo një javë apo muaj, por gati qe dy vite po vuajnë nga URIA ekstreme, sidomos këto ditët e fundit, uri e cila duket se është më e rënd se vdekja e atyre që u vranë dhe shkuan andej! Nuk është e lejueshme për një Ummet me një fe, një kibël, një libër dhe një pejgamber të shohë vëllezërit, motrat dhe fëmijtë e tij duke rënë nga uria!
O Zot, na fal e na mundëso, që së paku një pikë ujë të jua ofrojmë fëmijëve tanë në Gaza!
Hoxhë Husamedin Abazi








