‘Ushqehej’ me planetin, shfaqet njolla metalike në yllin ‘kanibal’

Astronomët kanë vënë re sjelljen e pazakontë të një ylli të vdekur i cili ushqehej në një pjesë të planetit që orbitonte rreth tij: një njollë metali në sipërfaqen e yllit. Kjo hedh dritë mbi natyrën dinamike të sistemeve planetare edhe në fazat e fundit të ciklit të një ylli dhe ndoshta mund të jetë një parathënie për fatin e sistemit tonë diellor.

Planetët formojnë spirale gazi dhe pluhuri që quhet disku protoplanetar i cili rrethon një yll të sapo krijuar. Por me plakjen dhe vdekjen e yllit, trupi yjor mund të ‘hajë’ planetët dhe asteroidët që e formuan.

Astronomët vëzhguan një yll të vdekur, të njohur si xhuxhi i bardhë, rreth 63 vite dritë larg Tokës. Vëzhgimi tregoi një vijë metalike në sipërfaqen e ylli që shkencëtarët përcaktuan se lidhej me një ndryshim të pikasur në fushën magnetike të yllit. Një studim i ri i detajuar u publikua në The Astrophysical Journal Letters.

“Dihet se disa xhuxhë të bardhë, yje që po ftohen ngadalë si Dielli ynë, janë duke ‘kanibalizuar’ pjesë të sistemeve të tyre planetare. Tani kemi zbuluar se fusha magnetike e yllit luan rol kyç në këtë proces që rezulton në një shenjë të dukshme në sipërfaqen e xhuxhit të bardhë”, tha udhëheqësi i studimit, Dr. Stefano Bagnulo.

Xhuxhi i bardhë i cili quhet ËD 0816-310 janë mbetjet sa Toka jonë të një ylli që dikur ishte si Dielli, por më i madh. Trupi qiellor krijoi një njollë të errët në sipërfaqen e tij që rezultoi të ishin metale të përqendruara.

Bashkëautori Jay Farihi thotë se këto metale burojnë nga fragmente planetare me përmasa sa ose edhe më të mëdha se Vesta, asteroidi i dytë më i madh në sistemin diellor.