Ushtria e Kosovës zyrtarizohet nesër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se nesër do t’i nënshkruaj ligjet për Ushtrinë dhe se nesër do zyrtarizohet themelimi i ushtrisë së Kosovës.

Thaçi e ritheksoi se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar, raporton lajmi.net.

Sipas Thaçit kanë shkuar pesë vjet kot pa ushtri, pasi sipas tij ka pasë mundësi që brenda 2014-ës të themelohet.

“Shpesh jam ndier shumë i vetmuar në angazhimet dhe përkushtimet e mija me ndërkombëtarët për me themelu ushtrinë, por është mirë që në fund i gjithë spektri politik ka votu”, tha Thaçi.