Ushtria izraelite arrestoi 27 palestinezë në Bregun Perëndimor

Shoqata e të burgosurve palestinezë (PPS) ka njoftuar se forcat e ushtrisë izraelite arrestuan 27 palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata joqeveritare palestineze në njoftimin e saj tha se dy të rinj nga qyteti Qatana, në veri të Kudsit, ishin në mesin e të arrestuarve pasi u rrahën nga ushtarët izraelitë.

Zakonisht, forcat izraelite bastisin qytete dhe qyteza në Bregun Perëndimor për të arrestuar palestinezët me pretekstin se ata kërkohen nga forcat izraelite.

OJQ-të palestineze vlerësojnë se ka rreth 4.650 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë të paktën 160 të mitur dhe 34 të burgosura femra. /aa