Ushtria izraelite kreu një bastisje në fshatin Muallaka, në pjesën rurale të provincës Quneitra në jugperëndim të Sirisë, duke hapur zjarr ndaj civilëve, transmeton Anadolu.
Sipas televizionit shtetëror sirian Al Ekhbariya, ushtria izraelite avancoi me automjete të blinduara në fshatin Muallaka, në jug të provincës Quneitra, duke i vazhduar shkeljet në territorin e Sirisë.
Njësia izraelite, e cila hapi zjarr ndaj civilëve dhe kreu shkatërrime me buldozerë, ngriti edhe ledhe të reja dheu në fshat.
Autoritetet në Damask theksojnë se bastisjet e Izraelit në zonat rurale në Quneitra dhe Dera, si dhe sulmet ndaj civilëve, përbëjnë shkelje të hapur të marrëveshjes së çmilitarizimit të vitit 1974.
Sipas deklaratave të mëhershme të presidentit Ahmed Shara, ushtria izraelite ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore dhe rreth 400 bastisje tokësore në rajone të ndryshme të Sirisë ndërmjet 8 dhjetorit 2024 dhe 18 korrikut 2025.





