Ushtria izraelite: Nga Rafah u lëshuan 18 raketa drejt Kerem Abu Salim dhe Raim

Ushtria izraelite njoftoi se rreth 18 raketa janë lëshuar nga qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës ndaj rajoneve Kerem Abu Salem dhe Raim, transmeton Anadolu.

Lidhur me temën ushtria izraelite bëri një deklaratë nga llogaria e saj në platformën X.

Në deklaratë theksohet se nga rajoni Rafah, rreth 18 raketa u lëshuan drejt Kerem Abu Salem dhe Raim dhe se si pasojë kanë rënë sirenat.

Edhe në lajmin e gazetës “Yedioth Ahronoth”, thuhet se sirenat kanë rënë edhe në vendbanimet hebreje Raim, Kissufim dhe Ein HaShlosha.

Nuk është dhënë asnjë informacion nëse ka patur apo jo dëme materiale apo humbje jetësh si pasojë e lëshimit të raketave.

Pretendohet se hyrja e ndihmave humanitare në Gaza është penguar për shkak se ushtria izraelite ka vënë në shënjestër pikën kufitare Kerem Abu Salem, ndërsa Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Lëvizjes Hamas thekson se ka sulmuar pikat ushtarake.

Ushtria izraelite dje në mëngjes filloi sulm tokësor ndaj rajonit Rafah dhe njoftoi se mori nën kontroll pikën kufitare Rafah të Gazës në anën palestineze drejt Egjiptit.