Ushtria izraelite shkatërroi 6 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite shkatërroi 6 shtëpi të palestinezëve në lindje të Bregut Perëndimor të pushtuar, që pretendohet se janë ndërtuar pa leje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, buldozerët ushtarakë janë përdorur në rrënimet në fshatrat në periferi të qytetit Jericho.

Njoftohet se njëra prej shtëpive ishte në ndërtim në “Zonën C”, administrimi dhe siguria e së cilës i është lënë Izraelit sipas Marrëveshjes së Dytë të Oslos, ndërsa 5 shtëpitë tjera ishin ndërtuar me tulla dhe beton.

Gjithashtu, njoftohet se shtëpitë janë prishur me pretendimin se janë pa leje.

Në kuadrin e “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në rajonet A, B dhe C.

Zona A deri në 18 për qind të territorit administrohet plotësisht nga Palestina, Zona B në 21 për qind të territorit administrohet nga Palestina ndërsa siguria në këtë pjesë i takon Izraelit, ndërsa zona më e madhe C ose 61 për qind e territorit, menaxhohet plotësisht nga Izraeli.

Pala izraelite, me arsyetimin se është nën kontrollin e saj, nuk lejon ndërtimin ose zgjerimin e objekteve palestineze në shumicën e rajoneve të zonës C.