Ushtria Izraelite: Sulmet e fundit shënojnë zgjerimin e ofensivës në Gaza

Ushtria izraelite deklaroi se sulmet e saj të intensifikuara ndaj palestinezëve gjatë 24 orëve të fundit janë pjesë e zgjerimit të ofensivës në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ushtria izraelite tha se këto sulme janë “pjesë e hapave fillestarë” të asaj që Izraeli e ka quajtur Operacioni Qerret e Gedeonit (Operation Gideon’s Chariots).

Të paktën 115 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm, sipas raportimeve të fundit nga Gaza, ndërsa më shumë se 100 të tjerë u vranë ditën e enjte në sulmet e mëparshme izraelite.

Ky zhvillim vjen ndërsa situata humanitare në territorin e rrethuar përkeqësohet çdo ditë, mes bombardimeve të vazhdueshme dhe mungesës së ndihmës bazë për civilët. /mesazhi