Ushtria siriane ka hyrë në qendrat e qyteteve Latakia dhe Tartus me automjete të blinduara dhe tanke, njoftoi zyra mediatike e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë.
Vendosja e re ushtarake vjen pas përshkallëzimit të dhunës gjatë protestave të zhvilluara sot në disa zona të vendit.
Sipas një deklarate ushtarake të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA, misioni i ushtrisë është “ruajtja e sigurisë dhe rikthimi i stabilitetit në bashkëpunim me forcat e sigurisë së brendshme”. /mesazhi








