Ushtria ukrainase godet kolonën e tankeve ruse afër Kievit – VIDEO

Departamenti i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se një autokolonë tankesh ruse në lëvizje u godit ndërsa komandanti i regjimentit, kolonel Zakharov mbeti i vrarë

Ushtria ukrainase ka kryer sulm ndaj një kolone me tanke të ushtrisë ruse në rajonin Brovary të Kievit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se një autokolonë tankesh ruse në lëvizje u godit ndërsa komandanti i regjimentit, kolonel Zakharov mbeti i vrarë.

Departamenti publikoi gjithashtu pamjet e sulmit.

Në video shihet goditja e tankeve në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës ruse që lëviz në rrugën kryesore të vendbanimit ndërsa më pas gjuajtja e objektivave të tjerë. /aa