Një vajzë hipi në një taksi dhe u befasua kur shoferi i taksisë nuk e hiqte celularin nga veshi duke biseduar, pavarësisht se është diçka e ndaluar. Sa më shumë fliste, aq më shumë ndihej e shqetësuar për sigurinë e saj. Në një çast, ajo zgjat dorën dhe e godet tek supi, që ti thotë ta heqë telefonin.
Por, edhe pse ishte një gjest normal, aq më tepër për një taksist, shoferi sokëlliu e bërtiti me sa fuqi kishte në kokë, i frikësuar për vdekje. Jo vetëm kaq, por humbi dhe kontrollin e makinës, e cila hallakatej sa në njërin cep të rrugës në tjetrin, duke i shpëtuar për mrekulli përplasjes me një kamion. Taksia hipi mbi trotuar dhe më në fund u ndal. Një qetësi pasoi.
Shoferi, ktheu kokën pas dhe me një zë të zbehtë i tha:”Moj bijë, pash Zotin mos e bëj më një gjest të tillë! Kur më prek ne sup, mu duk se më doli zemra vendit, sikur shpirti nisi të më dalë nga brinjët. Desh vdiqa në çast.”
Vajza, e shtagur nga gjithë ai reagim i papritur për një gjest aq të vogël, i tha:”Zotëri, ju kërkoj shumë ndjesë. Por nuk mendova që një gjest aq i vogël do të kishte një efekt të tillë.”
Taksisti tha:”Ke të drejtë moj bijë, ke të drejtë. Është dita ime e parë që punoj si taksist, pas 25 vitesh punë.”
Vajza e pyet:”Më falni, por çfarë keni punuar më parë?”
Taksisti u përgjigj:”Shofer makine funerali.”
Nga: Elmaz Fida







