Vajza ime kurrë nuk do të martohej me një të varfër!

Vehbi Zeqiri

Në njërën prej konferencave mbi financat dhe investimet, rastisi që një prej folësve të ishte edhe Bill Gates. Gjatë fazës së pyetjeve, dikush bëri një pyetje që i bëri të gjithë të qeshnin!?

Ju si njeriu më i pasur në botë, a do të pranonit që vajza juaj të martohej me një burrë të varfër ose modest?

Përgjigjja e tij ndryshoj komplet të perceptuarit e të pranishmëve, me fjalët vijuese.

Para se gjithash, duhet ta kuptoni se pasuri nuk do të thotë një llogari bankare e majme. Pasuri është vet aftësia për të fituar pasuri.

P.sh. dikush fiton lotarinë apo ndonjë lojë tjetër të fatit, edhe pse fiton 100 milion nuk është i pasur. Ai është një njeri i varfër me shumë para. Kjo është arsyeja pse 90% e fituesve të lotarisë bëhen përsëri të varfër pas 5 vitesh

Nga ana tjetër keni njerëz të pasur që nuk kanë para.

P.sh. shumica e sipërmarrësve edhe pse nuk kanë para tashmë janë në rrugën e fitimit të pasurisë, sepse ata gjatë kësaj rruge zhvillojnë inteligjencën e tyre financiar dhe kjo është pasuria e vërtetë

Çfarë dallimi ka në mes të pasurit dhe të varfrit?

E thënë thjeshtë; i pasuri mund të vdesë për t’u bërë i pasur, ndërsa i varfri mund të vras për tu bërë i pasur

Nëse e shihni një të ri që vendos të stërvitet, të mësoj gjëra të reja, dhe që përpiqet vazhdimisht të përmirësohet, dijeni se ai është njeri i pasur.

Nëse shihni një të ri që mendon se problemi është shteti, dhe që mendon se të pasurit janë të gjithë hajdutë, dhe që kritikon vazhdimisht, dijeni se është njeri i varfër.

Të pasurit prej këtyre të rinjve, janë të bindur se thjeshtë kanë nevojë vetëm për informacion dhe stërvitje për t’u ngritur, derisa të varfrit mendojnë se të tjerët duhet t’u japin para për t’u ngritur.

Si përfundim, kur them që vajza ime nuk do të martohej me një të varfër, nuk e kam fjalën për para. Unë flas për aftësinë për të fituar para tek ai njeri.

…….

Besoj se fjalimi i Bill Gates ishte goxha frymëzues për shumë të rinj të cilët janë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit financiarë dhe ngritjes në karrierë, pavarësisht rezultateve financiare të deritanishme.

Prandaj, largohuni prej vetive të njerëzve me mendje dhe qëndrim të varfër, zhvilloni dhe adaptoni vetitë e njerëzve me mendje të pasur

Është e pa mend të sillemi si njerëzit e dështuar dhe të presim të jemi të suksesshëm!?

Nëse dëshironi të jeni në mesin e njerëzve më të suksesshëm në botë, atëherë ju duhet të silleni dhe veproni si ata, sidomos në ngritjen e aftësive dhe zhvillimit të karrierës apo biznesit.

Nga: Vehbi Zeqiri