Valverde justifikon barazimin me Espanyol, me kartonin e kuq të De Jong

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes kundër Espanyol.

Valverde ka bërë të ditur se skuadra e tij duhet të luftojë në secilën ndeshje, si dhe ka folur për vështirësitë që ata hasën në fillimin e takimit.

Barazimin ndaj Espanyol, Valverde e ka justifikuar me kartonin e kuq të Frenkie de Jong, që duket të ketë qenë pika e thyerjes së kampionëve të La Liga.

“Ne duhet të luftojmë secilën ndeshje. Ne filluam keq, menaxhuam të kthehemi prap, por për fat të keq mbetem me 10 lojtarë. Ata luajtën presingun dhe barazuan” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Përjashtimi i Frenkie na dëmtoi shumë. Nuk kishim mundësi të shënonim golin e tretë. Ky është futbolli” ishin fjalët e trajnerit.

Barcelona mban kreun e La Liga, por tashmë ka pikët e barabarta me Real Madridin.