Varfëria dhe vullneti për të jetuar!

Hoxhë Halil Avdulli

Funksioni i bamirësisë është të njoftojë bamirësit për nevojën e madhe që kanë të varfërit dhe nevojtarët…

Vuajtja e një gruaje të moshuar ose klithma e një fëmije bëhet mjet për nxitjen e emocioneve dhe kjo është e kuptueshme në kontekstin e natyrës së punës…
Por, skenat e plakes dhe fëmijës së vuajtur, kanë edhe pjesën tjetër të historisë që shfaq vullnetin për të jetuar, vullnet ky që ngjallë shpresën dhe tregon për një të ardhme më të mirë!
Ka një ndryshim të madh midis imazhit mendor që vizatohet me skenat e mjerimit dhe imazhit human plot jetë i cili të ardhmen e vizaton dhe planifikon në terren.
Pionirë të punës së bamirësisë, kini parasysh se imazhi i qëndrueshmërisë e mposhtë imazhin e dëshpërimit dhe disfatës, dhe kështu ngrehim parullën “Një komb që nuk përkulet”.

Nga: Halil Avdulli