Varka përfshihet nga flakët në Kaliforni – 34 të vdekur

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën pasi një varkë u përfshi nga flakët në ishullin Santa Cruz të Kalifornisë.

Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet amerikane, shkruan Fox News.

Pas incidentit tragjik, ekipet e intervenimit kanë arritur t’i shpëtojnë pesë persona.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur në ora 5:00 të mëngjesit.