Vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane – vëmendja derbi i Mançesterit, City – United

Sot vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane.
Vëmendja sot është në kryendeshjen e kësaj jave në Premier Ligë, në mes të Man Cityt dhe Man United.

‘Citizens’ hyjnë në këtë takim me një formë më të mirë se ‘Djajtë e Kuq’.

Në shtatë takime djelmoshat e Pep Guardiolës kanë pesë fitore dhe dy barazime. United në anën tjetër nuk e nisën mirë edicionin e ri, por më pas u këndellën.

Ekipi i drejtuar nga Erik ten Hag kanë katër fitore dhe dy humbje (kanë një ndeshje më pak të zhvilluar).

Pavarësisht rezultateve të dy ekipeve, pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante.

Takimi në mes tyre fillon në orën 15:00.

Sot luajnë edhe kampioni i La Ligas, Real Madrid.

‘Mbretërit’ do kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve edhe në shtëpi ndaj Osasunës, me fillim nga ora 21:00.

Në orën 20:45 Juventusi pret Bolognan.

‘Zonja e Vjetër’ nuk po kalon në një periudhë të mirë, andaj i duhen pikët e plota në këtë takim.