Vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane

Sot zhvillohen ndeshjet të tjera në ligat evropiane.

Në La Liga luan lideri aktual i tabelës, Barcelona.

Ekipi i Xavi Hernandez udhëton te skuadra e Girona.

‘Blaugrana’ kanë përballë një kundërshtarë të lehtë në letër, por në futboll nuk mungojnë befasitë.

Ndeshja në mes tyre fillon nga ora 16:15.

Ndeshje zhvillohen sot edhe në Serie A.

Interi luan si mysafirë i Ceremonese me fillim nga ora 18:00.

Kurse, sot gjithashtu luan kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayerni.

Pas një fillimi aspak të mirë për vitin 2023, ata kërkojnë këndelljen kundër Eintracht Frankfurt.

Ky takim zhvillohet në ‘Allianz Arena’, në orën 18:30.

Kujtojmë që në Premier Ligë në këtë vikend nuk do ketë përballje, kjo për shkak që skuadrat janë në aksion për ndeshjet e FA Cup.