Vazhdojnë ndeshjet në ligat evropiane, derbi Tottenham – Arsenal

Sot zhvillohen ndeshjet në ligat evropiane.
Spikat derbi Tottenham – Arsenal.

Pas humbjes së Man City, ‘Topçinjtë’ janë të motivuar të marrin fitore sot.

Përballë kanë rivalin e qytetit, Tottenham që gjithashtu luajnë për pikët e plota.

Andaj, pritet të jetë një superndeshje nga ora 17:30.

Chelsea pret në shtëpi Crystal Palace, në orën 15:00.

Në Serie A, Fiorentina udhëton te Roma nga ora 20:45.

Kurse, në Ligue 1 Rennes pret Paris Saint Germain, me fillim nga ora 20:45.