Vazhdon intervistimi i Rrustem Mustafës në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi do të vazhdojë sot intervistimin e tij para prokurorëve të Gjykatës Speciale. Intervistimi i Mustafës fillon nga ora 10:00, përcjell lajmi.net. Gjatë ditës së djeshme i njëjti u intervistua nga Dhomat e Specializuara përreth 7 orë. Pas intervistimit Mustafa dje nuk pranoi të prononcohet për media. Theksojmë se gjatë ditës së nesërme pritet të intervistohet edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku.