Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare, përdoren për nevoja private

Në Kosovë po vazhdojnë të keqpërdoren veturat zyrtare për nevoja private.

Jo rrallë herë  nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të veturave zyrtare të cilat shfrytëzohen privatisht, pa ndonjë nevojë nga institucionet, shkruan lajmi.net.

Madje, shpesh herë zyrtarët ato i kishin shfrytëzuar edhe për udhëtime private jashtë vendit.

Një rast i njëjtë është evidentuar edhe sonte.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku shihen veturat me targa zyrtare të parkuara para oborrit të shtëpive private.

Kjo edhe pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.