Vazhdon rënia e popullaritetit të presidentit francez Macron

Vazhdon rënia e shkallës së popullaritetit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Sipas sondazhit të zhvilluar nga kompania e hulumtimeve YouGov France, numri i francezëve të kënaqur nga Macron i cili erdhi në detyrë në muajin maj, vazhdoi të shënojë rënie në fund të muajit gusht.

Shkalla e qytetarëve të kënaqur nga presidenti 39 vjeçar, Macron, e cila ishte 36 për qind në muajin korrik, ka zbritur në 30 për qind.

Sipas hulumtimit të njëjtë mbështetja publike ndaj kryeministrit Edouard Philippe që në muajin korrik ishte 37 për qind, ka rënë në 32 për qind.

Në krahasim me ish presidentët François Hollande dhe Nicolas Sarkozy, sondazhi tregon se popullariteti i Macron ka shënuar rënie më të shpejtë.

Macron i cili kohë pas kohe përballet me probleme me mediat, muajin e kaluar bëri disa ndryshime në lidhje me strategjinë e komunikimit me mediat. Ai emëroi një zëdhënës të ri dhe vendosi të japë deklarata periodike për shtyp.

Vlerësohet se ndryshimet e planifikuara të qeverisë në Ligjin e Punës kanë ndikuar në rënien e mbështetjes ndaj presidentit Macron.