Vazhdon sot seanca në rastin e Azem Sylës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdon sot seanca e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve të dyshuar për krim të organizuar në rastin e njohur si “Pronat”.

Seanca e paraparë për të martën ndaj ish deputetit të Partisë Demokratike ishte anuluar pa ndonjë sqarim, raporton Radio Kosova.

Syla dhe rreth 50 persona të tjerë dyshohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale në tjetërsimin e pronave shoqërore.