Vdekje e dyshimtë në Prizren

Pasditën e djeshme një mashkull ka raportuar Policinë në Prizren se deri sa ishte duke ecur kishte hasur në një person të moshuar, i cili ishte i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës mashkull K-Boshnjak, e ka konstatuar mjeku, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.