Vdes ish-presidenti Zhak Shirk, babai i politikës franceze, kundërshtari i luftës në Irak

Ish presidenti francez Zhak Chirac, i cili kishte një nga karrierat më të gjata politike në Evropë, ka vdekur në moshën 86 vjeç.

Për disa vjet ai kishte vuajtur nga humbja e kujtesës e cila thuhej se ishte e lidhur me një formë të sëmundjes së Alzheimerit ose me goditje në tru që e kishte pasur gjatë kohës që ishte në detyrë.

Chirac, i cili ishte kreu i shtetit nga 1995 deri në 2007, pati karrierën më të gjata politike të vazhdueshme në Evropë – dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet si kryetar i Parisit.

Megjithëse koha e tij si president u shënua nga mosveprimi dhe stagnimi politik, dhe pavarësisht se ai e la Francën po aq të ndarë dhe duke luftuar me borxhin në rritje, pabarazitë dhe papunësinë siç e kishte gjetur, personaliteti i tij edhe në pension konsiderohej si “politikan i preferuar”.

Chirac do të mbahet mend ndërkombëtarisht për kundërshtimin e fortë të Francës ndaj pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA në 2003, kur vlerësimet e miratimit për qëndrimin e tij anti-luftë në Francë u rritën në 90%.

“Lufta është gjithmonë një zgjidhje e fundit. Gjithmonë është dëshmi e dështimit. Gjithmonë është zgjidhja më e keqe, sepse sjell vdekje dhe mjerim, “tha ai një javë para se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA të pushtonin Irakun. Ai paralajmëroi se çdo okupim i Irakut do të dëshmonte një “makth”.  /Mesazhi.com/