Vdes në QKUK, 20 vjeçari që u godit nga treni

Më 21 shkurt, një person u godit nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

20 vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve dhe mbrëmë ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja për informim e policisë rajonale, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:25 jemi njoftuar nga QKUK se ka ndërruar jetë personi I.H, i aksidentuar me date 21.02.2019, në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Ne koordinim me prokurorinë e shtetit, hetuesit e trafikut po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Raportohet se i riu ishte aplikant për rekrut në FSK.