Vdes pacienti që ndodhej brenda autoambulancës e cila u aksidentua dje në Gjilan

Një autoambulancë që po udhëtonte dje nga Gjilani në Prishtinë, u aksidentua rrugës, saktësisht në fshatin Bresalc.

E pacienti që ndodhej brenda, fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se në orën 23:00 janë informuar nga QKUK se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK, si pasojë e plagëve të marra në aksident, ka ndërruar jetë.

“Me datën 29.01.2020, rreth orës 23:00 jemi informuar nga QKUK-ja në Prishtinë se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nga lëndimet e marra në aksidentin e komunikacionit kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin e kemi informuar prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur ai.

Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen.