Vdes profesori i njohur Musa Gashi

Sot ka ndërruar jetë Prof. Dr. Musa Gashi, profesor i njohur dhe themelues i Katedrës së Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës.

Profesori Musa Gashi kishte jetuar plot 91 vite, dhe gjatë jetës së tij ishte takuar me personalitete të ndryshme, si Alia Izetbegovic dhe Nexhmedin Erbakan.

Ai ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës në Drenicë, e megjithë arritjet, refuzoi të merrte cfarëdo titulli apo medalje nga ish-nxënësit e tij, të cilët sot janë në pozita udhëheqese.

Varrimi i tij so të bëhet sot me datën -7.09.2018 në varrezat e Mitrovicës në Shipol . Funerali niser nga Xhamia “Te Varrezat” në Shipol nga ora 13:00 (Me Xhuma), teksa familjarët do të presin ngushëllimet në qendrën afariste “Bahce” për tri ditë. Ndërsa të martën në Larkishte (Prishtine) , familjaret presin per ngushellime ne banesen e tyre mbi Xhaminë e Dardanisë. /MESAZHI/