Vdes punëtori i ndërtimit në Prizren, arrestohet mbikëqyrësi

Rreth orës 09:30 minuta në rrugën ”Besim Shala”  një punëtor i vitlindjes 1964 ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesorë.

Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar  mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Mesazhi/