Venezuela thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Venezuela është zotuar se do të jetë gjithmonë në anën e Serbisë. Venezuela nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar përfaqësuesja e Ambasadës së Venezuelës në Beograd, Dia Nader de El-Andari. Kosova është historikisht pjesë e Serbisë njësoj sikurse Krimeria e Rusisë, shtoi ajo për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton lajmi.net. Venezuela në të gjitha asociacionet ndërkombëtare ka qenë gjithmonë në anën e Serbisë. El-Andari ka theksuar se edhe Serbia gjithmonë është në mbështetje të Venezuelës. El-Andari ka bërë deklaratat e saja në lidhje me çështjen e Kosovës në reagim ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili e uroi presidentin e vetshpallur të Venezuelës, Nicolas Maduro.