Numër i madh ndërtesash të shkatërruara, më shumë se 10,000 të vdekur
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2, i ndjekur vetëm 39 sekonda më vonë nga një edhe më shkatërrues me magnitudë 7.5, goditi Venezuelën pranë kryeqytetit Karakas. Dridhjet u ndjenë edhe në Kolumbinë fqinje.
Tërmeti i parë u regjistrua në një thellësi prej 13 kilometrash, dhe i dyti në një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Ndërtesa të shumta pësuan dëme të mëdha materiale, dhe automjetet e zjarrfikësve po patrullonin rrugët e Karakasit. Disa banorë raportuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe internetit.
“Ky tërmet ishte i tmerrshëm, madje edhe më i keq se ai i vitit 1967,” tha Maria Romero, një pensioniste 80-vjeçare nga pjesa jugore e qytetit. Ajo shtoi se policia e ndihmoi të evakuohej.
Dëshmitarët i thanë Reuters se në ndërtesat e tyre ishin shfaqur çarje dhe se xhamat në hyrje ishin thyer. Në Valencia, disa banorë thanë se muret e tyre ishin çarë dhe se kishin dalë nga banesat sapo dridhjet pushuan.
Shumë venezuelianë ishin në shtëpitë e tyre në kohën e tërmetit, sepse ishte një festë kombëtare kushtuar fitores ushtarake në vitin 1821 që siguroi pavarësinë nga Spanja.
Foli edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Shtetet e Bashkuara ishin gati të ndihmonin dhe se kishte urdhëruar të gjitha agjencitë federale të ishin gati për të reaguar shpejt. Ai theksoi se informacioni fillestar nga zona e prekur nuk ishte inkurajues.
Të paktën 32 persona janë vrarë dhe më shumë se 700 të plagosur, tha presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez. Ajo shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi dy tërmete goditën kryeqytetin.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë njerëz të bllokuar nën ndërtesat e shembura dhe struktura të tjera pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë. Më shumë se 500 punonjës të emergjencës janë të përfshirë në operacionet e shpëtimit nga ndërtesat e shembura dhe të dëmtuara në zonën Chacao të kryeqytetit Caracas, raporton CNN.
Autoritetet zyrtare qeveritare ende nuk kanë dhënë as një vlerësim të përafërt të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend, megjithëse po rritet frika se shifra mund të jetë jashtëzakonisht e lartë. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) publikoi më parë llogaritje dramatike sipas të cilave, pas një tërmeti të dytë të fortë, ekziston një shans prej 44% që numri i viktimave të kalojë 10,000, dhe madje një shans prej 30% që më shumë se 100,000 njerëz të vdesin. /tesheshi






